Salloni i Vjeshtes 2019 - Medium Operandi
SALLONI I VJESHTĖS 2019 / MEDIUM OPERANDIʺ Njoftim I Galerise se Arteve Shkoder mbi rregulloren e pjesmarrjes se edicionit 2019 Galeria e Arteve Shkodėr, me mbėshtetjen e Bashkisė Shkodėr, organizon edicionin e 13-tė “Salloni i vjeshtės” 2019. Edicioni i 13-tė i kėtij aktiviteti, kurohet konceptualisht nga dy artistė tė fushės akademike, nga Prof. Z. Sadik Spahija dhe Prof. Z. Rubin Mandija. Koncepti kuratorial i kėtij edicioni kėrkon tė evidentojė identitetin e stilit dhe mjetit shpehės individual tė artistit, si ana me thelbėsore ku pėrkthehet marėdhėnia e artistit me botėn qė e mbėshtjell. Ajo qė mbėrrin para publikut ėshtė vepra artistike si karakteri mė pėrshkrues i gjuhės qė lind pikėrisht nga filtri evokues shpirtėror dhe gjestit intelektual tė artistit. Kjo mėnyrė e tė vlerėsuarit tė “mjetit shprehės ose Medium Operandi-t” shfaqet si elementi pėrcaktues qė ē’kodon njė lloj qasje tė njohjes sė realitetit dhe bėn mė tė gjėrė pjesėmarrjen, llojin teknikat dhe diskursin filozofiko-etik pėr mbi veprėn e artit dhe efektin e saj nė publik. Njė juri e pėrbėrė nga profesionistė tė fushės, kombetare dhe ndėrkombėtare, do tė pėrzgjedhė ēmimet fitues tė Sallonit tė vjeshtės 2019 qė do tė jenė tre: Ēmimi i parė do jetė me vlerė 100.000 lekė (pėrfshirė detyrimet tatimore). Ēmimi i dytė do tė jetė me vlerė 70.00 lekė (pėrfshirė detyrimet tatimore). Ēmimi i tretė do tė jetė me vlerė 50.00 lekė (pėrfshirė detyrimet tatimore). Veprat fituese do tė bėhen pjesė e koleksionit tė Galerisė sė Arteve Shkodėr. Vlerėsimet e jurisė sė aktivitetit nuk pėrbėjnė subjekt replikimi tė mėtejshėm. Rregullat e pjesmarrjes: - Pjesmarrja ėshtė e lirė. - Ftesa ėshtė e hapur pėr tė gjithė artistėt nė mediumet e pikturės, skulpturės, grafikės/vizatimit, fotos, videos dhe instalacionit. - Ēdo autor duhet tė paraqitet me nga njė vepėr tė paekspozuar mė parė nė GASH. - Punimet e ekspozuara do tė publikohen nė katalogun qė do tė shoqėrojė aktivitetin nė fjalė. - Formati i veprave nė pikturė (vaj, tempera, akrilik, kolazh, teknikė e pėrzier) dhe formati i veprave grafike (vizatime me laps, karbon, pastel, akuarel, teknika grafike tė incizimit, etj) nuk duhet ti kalojė 200 cm (gjerėsi) x 150 cm (lartėsi). - Nė pjesėn e pasme tė ēdo punimi duhet tė shkruhen qartėsisht tė dhėnat e autorit dhe tė veprės : emri -mbiemri i autorit, adresa, nr.i telefonit, titulli i veprės, teknika, viti i realizimit dhe formati. - Artistėt pjesmarrės duhet tė tėrheqin punimet e tyre brenda javės qė pason mbylljen e aktivitetit. - Pjesmarrėsit nė kėtė aktivitet duhet tė pranojnė fillimisht zbatimin e rregullave tė pjesėmarrjes tė pėrshkruara mė sipėr (autorėt qė dakordojnė me kushtet e aktivitetit janė tė lutur tė firmosin nė formularin e pjesėmarrjes!).. -Dorėzimi i punėve duhet tė shoqėrohet me njė fotografi tė qartė tė veprės mbi 1200x800 mpx ose 300 dpi, bashkangjitur me njė pėrshkrim tė shkurtėr nė word tė teknikės dhe natyrės sė veprės fizikisht ose nė format elektronik pėrmes emailit: galeriaearteveshkoder@gmail.com -Ftohen artistėt e interesuar tė bėjnė dorėzimin e punimeve pranė kėsaj galerie ēdo ditė pune, nga ora 09:00 – 15:00, deri me datėn 1 nėntor Faleminderit pėr bashkėpunimin! GALERIA E ARTEVE E SHKODRĖS