Historiku i Galerise se Arteve
Galeria e Arteve eshte institucion i Bashkise se Shkodres. Ne fillimet e saj ajo funksionoi si pjese e Shtepise se Kultures se qytetit . Si institucion mė vehte dhe i vizitueshėm nga publiku, Galeria e Arteve u inaugurua nė fillim tė viteve '70 tė shekullit tė kaluar (1971-1973), kohė kur, pėr ekspozimin e koleksionit tė saj tė veprave tė artit, tė krijuar nėpėrmjet blerjeve dhe donacioneve, pushteti lokal i kohės vuri nė dispozicion njė godinė historike nė qendrėn muzeale tė qytetit. Nė fillim tė viteve '90 Galeria u transferua nė njė ish-godinė industriale, pranė qendrės sė qytetit, tė pėrshtatur pėr kėtė qėllim. Ajo ka per mision mbledhjen, konservimin dhe ekspozimin e veprave te artit pamor me vlera serioze profesionale si dhe promovimin e krijimtarisė sė artistėve tė qytetit tė Shkodrės dhe zhvillimeve bashkėkohore nė artin shqiptar e me gjere. Pėr kėtė qėllim shėrbejnė dy salla qė alternojnė me periudha tė ndryshme ekspozimin e koleksionit tė galerisė me aktivitete individuale apo grupe artistėsh. Aktivitetet e dendura te zhvilluara, afirmojnė njė institucion qė ndjek me interesim zhvillimet bashkohore tė artit pamor shqiptar, si dhe ambicien e kėsaj galerie pėr tė luajtur rolin e ndėrmjetėsit tė kualifikuar mes publikut dhe artistėve pėrherė nė kėrkim hapsirash dhe mjetesh tė reja shprehjeje.