Koleksioni i Galerisė sė Arteve tė Shkodrės
Koleksioni i Galerisė sė Arteve tė Shkodrės pėrbėhet prej rreth 700 pikturash, skulpturash, vizatimesh dhe fotosh, vepra te realizuara nga artiste shqiptare ne nje hark kohor prej rreth njeqind vjetesh, nga fillimi i shekullit te kaluar deri ne ditet e sotme.

Emrat e Kolė Idromenos - themelues i traditės sė re piktorike shqiptare, Ndoc Martinit, Simon Rrotės, Andrea Kushit, Zef Kolombit, konsiderohen tė njė rėndėsie tė veēantė pėr pikturėn shqiptare tė gjysmes se pare te shekullit XX, periudhė qė shėnon fillimet e njė pikture qytetare laike nė artin shqiptar.

Edukimi i tyre nė shkollat artistike perėndimore, kryesisht italiane, pėrcaktuan edhe tiparet profesioniste dhe frymėn realiste tė veprės sė tyre qė do tė jetė pararendėse e zhvillimeve tė mėvonshme nė pikturėn shqiptare.
Nje pjese e rendesishme e krijimtarise se tyre ben pjese ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve,Tirane.

Pjesa dėrmuese e veprave tė koleksionit qė disponon GA Shkodėr, i pėrkasin periudhės nga 1946 deri nė fund te viteve -80, periudhė qė pėrkon me vendosjen dhe sundimin e sistemit politik komunist nė Shqipėri, ashtu si nė njė pjesė tė mirė tė vendeve tė Europės Lindore. Bėhet fjalė pėr njė epokė historike ku politika dhe ideologjia e shtetit totalitar pėrcaktoi marrėdhėniet e diktatit mbi artin ashtu si mbi gjithė jetėn e shoqėrisė. Njė brez artistėsh qė studjuan tashmė nė shkollat e lindjes [Bashkimin Sovjetik, Poloni,etj] me rikthimin e tyre nė Shqipėri i japin jetė tė ashtuquajturit "realizmi socialist", tė mbėshtetur nė filozofinė marksiste.

Pikturat dhe skulpturat e kesaj periudhe pasqyrojnė zhvillimet nė artin pamor shqiptar pėrgjatė njė periudhe mbi 40 vjeēare dhe njėkohėsisht dėshmojnė konsolidimin, hap pas hapi, tė njė drejtimi artistik qė ja nėnshtroi artin propagandės, qė u angazhua nė pėrpunimin e mitit tė njė tė ardhmeje utopike dhe nė formulimin e imazhit tė njė njeriu "tė ri", krenar pėr tė kaluarėn heroikė te kombit tė vet dhe realitetin frymėzues tė ndėrtimit tė socializmit. Veprat e kėsaj periudhe pohojnė gjithashtu dyzimin e artistit mes lirisė sė krijimit dhe konformizmit, mes detyrimit zyrtar dhe dėshirės pėr ti ikur nėpėrmjet kėrkimesh artistike individuale dhe gjetjesh tė tėrthorta.

Nė fondin e kėsaj galerie gjenden piktura tė I.Lulanit, D.Jukniut, A.Dodmasej, J.Kerajt, F.Pacit, F.Ashikut etj, personalitete perfaqesuese tė artit shqiptar tė kėsaj periudhe.

Zhvillimet ne artin shkodran dhe shqiptar pas viteve '90 deri ne ditet e sotme jane gjithashtu te pasqyruara nė koleksionin e kesaj galerie, ndonese me nje numer akoma te kufizuar veprash.