Ekspozite Fotografie dhe Pikture 4N1- Hazir Reka / Lebibe Topalli / Rozafa Shpuza / Pranvera Sulejmani
poster prezantues
Diten e Premte 12/04/2019 ora 18 e 30 ne Galerine e Artve Shkoder, hapet ekspozita e titulluar 4N1 e fotografise dhe piktures e artisteve nga Ferizaj dhe Shkodra: Hazir Reka, Lebibe Topalli, Rozafa Shpuza dhe Pranvera Sulejmani. Ekspozita premton te shfaqe para publikut nje pikture e cila sillet ne kufijt e ekspresionizmit abstrakt, por qe mban te lidhur veten fort pas kodesh te tradites trashigimore shqiptare dhe qerdrimit individual te maredhenies se artistit me perjetimin e ndjesive te realitetit. Fotografia bardh e zi , ngulmon te na percjelle detaje qe ekzekutohen nga shkrepja me imazhe te fiksuara ne formatin dokumentar te reporterit dhe atij te qendrimit romantik . Ekspozita do qendroje e hapur deri me date 26 prill 2019. Jeni te mirepritur!