NJOFTIM
Galeria e Arteve e Shkodrės njofton artistėt e interesuar se ėshtė nė proēesin e ndertimit tė kalendarit tė aktiviteteve dhe ekspozitave pėr vitin 2017. Ftohen artistėt shqiptarė tė interesuar pėr tė aplikuar pėr ekspozita individuale dhe ekspozita kolektive kuratoriale . Kushtet e pėrcaktuara pėr aplikim pėr programin e vitit 2017 janė si nė vijim: - Tė drejtė konkurrimi kanė krijuesit nga fusha e pikturės, skulpturės, grafikės, instalacionit, fotografisė, videos dhe performancės. - Aplikimet mund tė jenė pėr ekspozita individuale dhe ekspozita kolektive kuratoriale. - Tė drejtė kandidimi kanė tė gjithė krijuesit qė kanė pėrfunduar ciklin e plotė tė studimeve nė fushėn pėrkatėse. - Konkurruesit duhet tė sjellin 5-10 punime tė shtypura me ngjyra, nė formatin A4, me kualitet tė lartė (minimum 600 x 800 dpi), tė shoqėruara me tė dhėnat teknike pėrkatėse, apo video me kohėzgjatje prej maksimum 10 minuta, nė format DVD. - Punimet duhet tė jenė tė realizuara viteve tė fundit dhe tė paekspozuara nė GASH. - Biografia profesionale duhet t'i bashkėngjitet aplikimit. - Ese pėrshkruese pėr konceptin e punimeve apo ekspozitės deri 500 fjalė, nė format Word. Vėrejtje: - Nė proēes tė aplikimit nuk pranohen punimet fizike (piktura, skulptura, tė tjera). - Aplikacioni dhe prezantimi i dorėzuar nuk kthehet. -GASH mbėshtet ekspozitat qė do tė aprovohen me vėnjen nė dispozicion tė hapsirės ekspozuese dhe kontributin e stafit nė organizim. Aplikacionet mund tė dorėzohen nė Galerinė e Arteve tė Shkodrės nė adresėn: Rr. Dr. Selaudin Bekteshi , (ish-atelieja) k.II, Shkodėr-Shqipėri, ēdo ditė pune nga ora 08:00 - 16:00 Pėr informacion shtesė mund tė kontaktoni nė adresen : galeriaearteveshkoder@gmail.com