"Ēmimi Idromeno 2022" edc i VII-te Titulluar -Promisess- Kuruar nga Yllka Gjollesha
Poster Edc i VII-te i ƇMIMIT IDROMENO 2022
Ēmimi IDROMENO 2022 - "PROMISSES" Nė kuptimin kronologjik tė fjalės, arti bashkėkohor ėshtė pasues i drejtpėrdrejtė i artit modern. Por, nėse arti modern i theu kufijtė e figuracionit klasik, arti bashkėkohor, shpesh, e kapėrcen edhe vetė konceptin e njohur tė veprės sė artit, nė njė proces tė vazhdueshėm krijues, i cili ngre pikėpyetje, provokon dhe hedh nė diskutim kufijtė ontologjikė dhe moralė tė tė bėrit art. Paradigmat e globalizimit dhe humbja e pikave tė referimit nė hapėsirė dhe nė kohė, nxorrėn mė shumė nė dukje qasje krejt personale tė ndikuara shpesh nga faktorė biografikė, socialė apo edhe fetarė, tė cilėt u rivlerėsuan nė procesin krijues. Arti bashkėkohor shqiptar tashmė ka hyrė nė rrugėn e konsolidimit tė tij dhe kėtė e pranojnė tė gjithė. Pas periudhės sė parė tė njė "ēoroditjeje" tė kuptueshme dhe tė justifikueshme tė viteve '90, ku ekspozitat e "artit modern" u kthyen nė rituale tė pėrjavshme, sa tė zhurmshme e tė gėzueshme, aq edhe naive, tashmė dita ditės ndeshemi me fenomene mė serioze artistike, tė cilat pėrherė e mė tepėr rezonojnė me krijimtarinė bashkėkohore kudo nė botė dhe shpesh bėjnė pjesė e konkurrojnė denjėsisht me tė. Sot jetojmė ngjizjen e njė mjedisi artistik dinamik shumėdimensional, tė mbushur me ambicie dhe dėshirė pėr sukses, me debate e koncepte tė ndryshme, shpesh edhe konfliktuale, nė njė garė ku problemet nė diskutim i kalojnė caqet e "modernes" apo "tradicionales". Dita ditės arti shqiptar pasurohet me prurje cilėsore qė vijnė nga artistė me prejardhje, mosha dhe edukim tė ndryshėm, gjė qė kontribuon, natyrisht, nė pasurimin e pashmangshėm tė shprehjes artistike. Nė gjithė kėtė mjedis, krahas shumė ngjarjeve tė tjera periodike nė skenėn e artit bashkėkohor shqiptar, ekspozita e pėrvitshme qė ndan ēmimin "Kol Idromeno", vjen si njė kontribut gjithmonė interesant i asaj prodhimtarie artistike qė sot zhvillohet nė kėtė qytet tė kulturės, por edhe mė gjerė. Nė edicionin e sivjetėm ėshtė mbajtur parasysh edhe tradita e mėparshme e organizimit tė kėtij eventi, ku njė prej qėllimeve mė tė rėndėsishme ka qenė gjithmonė promovimi dhe ballafaqimi i krijuesve tė rinj nė moshė me publikun. Titulli "Promisses" shtjellon mė sė miri kėrkesėn pėr tė gjetur dhe shfaqur elementė origjinalė, tė cilėt premtojnė pėr zhvillim dhe ecuri tė mėtejshme. Ka prej tyre studentė, tė sapo diplomuar, apo edhe nga ata qė kanė disa vjet qė krijojnė. Ata paraqiten tė ndryshėm, origjinalė dhe interesantė. Territoret e eksplorimit i kanė tė ndryshme, mediumet qė pėrdorin fillojnė prej pikturės e deri tek fotografia apo videoarti. Dikush ėshtė meditativ dhe delikat nė prekje, dikush mė shumė gjestual dhe thuajse abstrakt, dikush tjetėr ėshtė i ndjeshėm ndaj problematikave sociale e tjetri i zhytur nė "kullėn e fildishtė" personale, pėr t'u mbrojtur ndofta nga kėto probleme. Tė gjithė i bėn bashkė pasioni dhe dėshira pėr t'u shprehur nė kėtė rrugė tė vėshtirė por gjithaq magjike. Kuruar nga Yllka Gjollesha Prill- Shtator 2022