Salloni i Vjeshtes 2021 - Nje dhome me vete...
Galeria e Arteve Shkoder - Edicioni i XV-te i Sallonit te Vjeshtes 2021, prezanton temen kuratoriale ***Nje dhome me vete...*** __________________________________________ The rooms of my life *Dhomat e jetes sime* Jane vargjet e poemes te shkrimtares kontraverse Anne Sextone fituese cmimit Pulitzer ne vitin 1967. Shiko atje Mund te hyni pa frike Nuk eshte asgje ketu. Shtrati kunder murit Llambe e kundervene. Drite kunder dritares Perdet hapen ne menyre qe te gjithe te mund te shikojne Ndersa shkoj horizontalisht kunder shtratit. Ne shkojme, por nese nuk jeni te sigurt, atehere ne rregull Shihni veten ne salle, ne dere Tek porta. Merre me vete. _Te futemi ne keto dhoma duhet te jemi te pregatitur mire per nje vizite te tille. Shqisave duhet tu japim sinjal te forte qe ne krye te heres pasi duhma e mureve, carcafeve, tualeteve akoma te ngarkuar me avujt e ofshamave do na pregatisin mengjesin e ndergjegjes. Ne paradhomen e kesaj karabinaje kostumi i rastit, nuk eshte ai qe mendonim se do na bente me te prezantueshem qe ne hyrje, por ndoshta ai i portretit vajzeror te nje femije qe perkundej ne lisharesin e pafajsise dhe e... E re... nje mije dyer me pare kur isha nje femije i vetmuar ne nje shtepi te madhe me kater garazhe dhe ishte vere terfili rrudhet mbi mua yjet e urte perkulen mbi mua Andje naive, dije e paster, princeshe gjethnaje me kurore yjesh, gaz i prere vertik prej kufirit te memories qe e perplas me force ne token e premtuar te zhgenjimit me shije te hidhur jete. Cdo dite e ushqej boten atje edhe pse zogjte shperthejne djathtas dhe majtas. Une ushqej boten edhe ketu, duke ofruar biskota per qen ne tavoline. Sidoqofte, asgje nuk eshte ashtu sic duket. Fotografia qartesohet dhe me pas ajo shnderrohet ne simbolin e luftetares dhe i ja fal petkun kuratoreve, duke u rebeluar kundrejt nje shoqerie qe e ka krijuar ate. Rebelimi i saj gris masken, ule perden dhe shfaq me realizem pamjen e dhomave te verteta te nje shoqerie qe tenton ta tjetersoje ate. Kete panorame demaskimi e mban fryma antikonformiste e viteve 60-te, te shek XX-te e cila ve ne diskutim te thelle raportet e shoqerise disi tradicionale me unin perfaqesues qe si shkak i ndryshimeve te stilit te jetes, nen efekte te kerkuara, trasmetojne abstragime te nje vizioni per nje bote tjeter. Nje bote qe perfshin cdo aspekt te gjendjes njerezore, perfshire funksionin dhe rolin e shoqerise, natyren dhe motivimin e akteve njerezore, qellimin e jetes, etiken ose moralin, rolin e artit ne jeten e njerezve, rolin e pervojes ose arsyes ne zhvillimin e njohurive, pavaresisht nese ekziston vullneti i lire per to. Me nevojen per tu shkeputur nga abstraktja qasja ndaj reales behet e domosdoshme. ...secili, sot, ne skenen e madhe, aktron duke genjyer permes kamerave-dhomave te cell- phone nga cdo kend i kesaj shoqerie, me projeksion per nga jashte qe ne dukje e ka shpartalluar cdo qelize intime te unit, por qe ne te vertet e erreson nga brenda tashme me kushtin se si duhet te jete, e jo se si eshte...Kjo na tregon se gjithmone, pavaresisht gjithckaje eshte nje realitet ku ne gjindemi aty perhere, te strukur si ne guacke ku nuk shtiremi dot dhe jetojme me te vertete. Jane historite e thena dhe te pathena te grave, femijeve, burrave pleqve te ketij realiteti te sotem. Jane dramat dhe tragjikomedite qe asnjere nuk i pame Ndaj; - Nje dhome me vete ... eshte nje ftese e kuratoreve qe na provokon deri ne fund te shfaqemi ashtu sic jemi. Eshte nje gjest prej liberalesh fanatik te se vertetes prekur nga vegime revolucionesh te lena pergjysem ne fundshekullin e XX-te .Vegime te trandura prej tranzicionit TRI DEKADENT. Eshte nje katror i vizatuar ne shesh per nje perballje te forte mes nesh dhe realietit, mes ndergjegjes sone dhe superstruktures se sotme soc-dixhitale. Eshte nje ftese e re me fjongo ngjyre mishi qe u drejtohet burrave dhe grave, per te rihapur albumet e vjetra. Ata, kuratoret, ne, duhet ti hapim keto dhoma ku strehohemi, ne duam te njohim strukturat e secilit prej nesh ne duhet te piqemi perseri me njeri tjetrin ... Nje dhome me vete nuk eshte nje thirrje qe na fton per te ngritur mure e per tu rrethuar por nje ftese per tu njohur e per tu vetedijesuar...! Aq sa deri ku dhe kujt ja mban! Kurimi i kesaj Ekspozite do koceptohet nga Nga Prf.Asc I Universitetit te Arteve Z.Ardian Isufi dhe Z. Elton Koritari Kurator dhe Menaxher i IMAGO MUNDI ALBANIA Nentor 21 Dorezimi i punimeve behet nga data: 01-15/11/2021, nga e hena-premte ora 09:00-15:00 dhe te shtunen nga ora 09:00-13:00. Me nderime Stafi i GASH.