Ekspozite personale e Artistes Xhenta Kadillari
Xheneta Kadillari
Artistja piktore, Xheneta Kadillari i rikthehet qytetit te saj te lindjes dhe Galerise se Arteve te Bashkise Shkoder, me nje ekspozite personale pikture duke shfaqur para publikut, teresine pjekurise se saj artistike dhe mjeshterore me nje simfoni ngjyrash dhe kompozimesh qe i perqasen te bukures shqiptare dhe pertej.Peisazhi, natyra e qete, portreti kapercejne idene e qasjes se mjeteve dhe teknikes tradicionale, na ftojne te perfshihemi ne motivet e bukurise te perzgjedhura nga vete artistja si nje ftese qe na behet per t'u perfshire ne menyre harmonike mes bukurise natyrore dhe asaj njerezore.
Xheneta Kadillari, eshte nje deshmi e forte e tradites tashme te konsoliduar te piktures shqiptare me nota te forta ekspresive dhe force koloristike. Ne tablote e saj ndihet emocioni i brendshem impulsiv i natyres se saj te zhdervjellet e cila i permbahet fort tashme mjeteve te shprehese te konsoliduara gjate shume viteve te punes se saj krijuese. Me nje eksperience te madhe ekspozuese dhe realizimesh qe prekin çdo kend dhe vend te Shqiperise dhe me tej si ne Kalabrine arbereshe, Bazilikate, Sardenje, Mal i ZI , Kosove, Tetove, Gostivar,Janine.Gjermani. Hollande, Belgjike, etj,..., ajo ka shpalosur teresine e veprimtarise se vet si nje vlere e cmuar e Artit Shqitar dhe atij Shkodran ne veçanti.
Ekspozita do çelet me date 20 Tetor 2019 ne Galerine e Arteve Shkoder ora 11 00 dhe qendron e hapur deri me date 10 Nentor 2019