Ekspozite serigrafike e Z.Gjildo Haxhija me titull
poster prezantues
Nga fjala e hapjes
Etiketa e nje domosdoshmerie .
Arti eshte nje nga shpikjet me domethenese te shoqerise njerezore ose njesia me te cilen ajo mat rrishmerine e gjurmes se vet krijuese dhe projeksionin e saj ne te ardhmen.Eshte ne adn-ne e vete njeriut te dominoje dhe te imponoje hapesiren e perditshme dhe tja delegoje fatit, shenjat e nje momenti te mevonshem per te vertetuar aftesine e tij projektuese. Dhe nga nje ritual, ky akt shnderrohet ne nje kovencion I cili pastaj ka forcen te shnderrohet ne rregullator deri ne intimitet te jetes njerezore.E njejta gje ndodh dhe me etiketen, nje grup normash me aftesi rregullatore vine e shnderrohen ne kovencione me fuqi percaktuese te nje sistemi te caktuar shoqeror.
Origjina e fjales etikete vjen nga frengjishtja me experience arkivore, qe nenkupton rradhis dhe fiksoj. Fiilimet e saj mund ti kerkojme qe ne antikitet, por perligjjene e funksionit te saj e zhvilloi gjate mbreterimit te Luigjit te XIV ose ndryshe Mbreti Diell. Nje grusht normash qe rregullonin jeten e oborrit ne pamje te pare, erdhen dhe u bene sistemi funksional I nje organizimi shteteror qe kerkonte te dilte nga rremuja feudale.
Dhe vime ne agun e madh te viteve 60-te ,te shekullit te shkuar, pikerisht atehere kur pop arti lindi si alternative ndaj ethes se perbotshme te konsumizmit.Ngjarjet ndodhin dhe kapercejne gjeografine e origjines diku ne nje ambient te vogel po pervijohej pothuaj e njejta situate, por me nje pamje dhe sforco tjeter.
E gjitha ne vijim erdhi si nje histori krejt e natyrshme e autorit.Gjildo Haxhia.Dizenjatori i etiketave qe shoqeronin prodhimet ushqimore dhe industriale te fabrikave te Shkodres dhe Shqiperise,disa prej tyre do perfundonin ne tregun boteror. Rrefim i nje historie propozuar nga piktori Pjerin Sheldia qe pas shume ditesh te ngarkuara me kujtime te treguara i dha kuptim asaj fjale dygjendjesh qe eshte "domodoshmeria". Domosdoshmeria si koncept e pare prej ketu ku jemi ne, në kete histori te ekpozuar perkthehet me pas ne nje rrefim permbi urgjencen dhe mungesen njeherish, i mundesise per te realizuar dicka. Dy ane te nje historie sa personale, po aq dhe kolektive .Dy ane te nje epoke qe kapercejne invidin i cili mundohej te konkuronte boten nga nje cep i mesdheut, thene ndryshe; Tentativa e nje shoqerie e cila rrekej te konkuronte boten e madhe te mallrave dhe ideve. Ekspozita qe perurorehet sonte eshte nje menyre per te kuptuar, per te kuptuar se sa ja vlen te endemi shpesh here ne qerthullin e se kaluares permes nostalgjise, por qe ceshtja nuk eshte gjithmone pune vegimesh sesa menyra me e mire per te perzgjedhur ne te nesermen, e cila perben pikerisht funksionin e pare te artit, Pa permendur mundin e medh te realizimit te ketyre punimeve ...