Ilir Kaso - "E shkuara si reflektim personal për të kuptuar të tashmen".
"E shkuara si reflektim personal për të kuptuar të tashmen". Eshte tema interaktive me te cilen na fton te behemi pjese jo vetem si
bashkebisedues, por edhe si pjesmarres ne prezantimin e kesaj te premteje ne Galerine e Arteve Shkoder ora 18 00.
Prej kohësh artisti Ilir Kaso është duke punuar mbi kujtesën
kolektive. Ai është i interesuar të ilustrojë ngjarje apo ndodhi të njerëzve që lidhen rastësisht me momente historike. Ndër kohë, mbledh materiale propagandistike (gazeta, postera ose libra) dhe
i riciklon duke fshirë informacionin brenda tyre me qëllim ripërdorimin e këtij materiali pë të ilustruar ndodhitë që kanë humbur
në kohë për shkak të një momenti historik.