"Prandaj Hyji i lartësoi..."
Ditën e mërkurë, dt. 22.06.2016, ora 20.00, në mjediset e Galerisë së Arteve të Shkodrës u përurua ekspozita e pikturës me titull” Prandaj Hyji i lartësoi…” kushtuar martirëve të ekzekutuar nga diktatura komuniste, Imzot Vinçens Prennushit dhe 37 shokëve të tij, organizuar nga Arqidioqeza Shkodër-Pult , Shoqata Drejtësi dhe Paqe në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
Artistët pjesmarrës: Alket Frashëri, Andi Hila, Edi Hila, Edison Shahini, Edmond Gjikopulli, Hasan Nallbani, Ila Gjinaj, Kazimir Frączek, Lekë Tasi, Pjotr Sujka, Rubin Mandija, Sidi Kanani, Theodhoraq Napoloni.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri me dt.30.06.2016.