Mirors should think longer before they reflect
ARDIAN ISUFI SOLO
Njeriu , shoqëria, hapësira, koha , botëkuptimi, për autorin Isufi janë të gjitha "site specific"(vende të caktura). Por çështja qëndron në atë që, këto hapësira ku futet vepra e autorit janë dhe hapësirat tona. Njeriu i afërt, shtëpia, rruga, kisha, xhamia, historia, monumentet janë dialogu përditshem i unit tone me atë cka është jashtë dhe rreth nesh. Në finalen e të përditshmes kur mbyllen qepenat e dritaret dhe kyçen dyert, prej sintezës së këtyre dialogjeve në fund të orës pamja qaset të shfaqet disi e paqartë e ngatërruar, pa hierarki. Aty ku nuk merret vesh ku fillon shoqëria dhe ku rri individi?! Aty ku nuk merret vesh ku ndahet e shkuara dhe ku fillon e ardhmja?!. Aty, ndërhyn vepra e autorit e cila saktëson distancën mes asaj çka është lokale (ne) dhe globale (përtej nesh) duke qartësuar pamjen e sintesëz, pozitën e njeriut , rolin e shoqërise dhe misionin e artistit. Vepra nuk është vetëm një leksion i moralit estetik(i të bukurës dhe i të dobishmes), vepra e Ardian Isufit tenton të rregullojë dhe ti japë ritmin e duhur të kuptuarit dhe të përjetuarit me vertetësi e respekt të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Vepra e tij merret pothuaj me çdo gjë që përbën inkoherencë dhe çudi, ajo ka një sens rregullator kur zbret në sit(vend), duke i klasifikuar gjërat përmes një filozofie urbaniteti që përcakton distancat e kordinatat e gjithsecilit prezent që e jeton, e lexon dhe do ta mësoje kete sit(vend) prandaj ajo është e rëndësishme Në fund të diskutimit, vepra e Isufit nuk na lë një imazh pa identitet të përcaktuar (për hirë të vazhdimësisë së debatit), përkundrazi ajo qartëson në mënyrë të kthjellët atë që është; ai i shoqërisë tranzitore shqiptare duke mos u mbyllur thjesht në zbulimin e tij, vepra e Isufit zgjerohet duke hapur një rrugë të re, atë të debatit dhe ndërtimit të imazhit të shoqërisë post/tranzitore shqiptare.
Fatmir Juka.