“Zgjedhje e lirë” - Workshop drejtuar nga Rubin Mandija.
Galeria e Arteve Shkodër, organizon në datat 31 maj, 1, 2 qershor workshopin “Zgjedhje e lirë” për studentë dhe artistë të rinj. Workshop-i drejtuar nga Rubin Mandija, zhvillohet ne mediumin e pikturës dhe është konceptuar në formën e një “parabole” mes zgjedhjes së pavarur dhe kushtëzimit të saj. Aplikimet (cv, portofolio, motivim i artistit ) pranohen elektronikisht në galeriaearteveshkoder@gmail.com ose në Galerinë e Arteve të Shkodrës në adresën:
Rr. Dr. Selaudin Bekteshi , (ish-atelieja) k.II, Shkodër-Shqipëri, çdo ditë pune nga ora 08:00 - 16:00 deri më datën 27. 05. 2018.