“ÇMIMI IDROMENO 2017”- EDICIONI I PESTË
 

“ÇMIMI IDROMENO 2017”- EDICIONI I PESTË

Me dt.27 dhjetor 2017 ora 17.00, në Galerinë e Arteve të Shkodrës, në praninë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës znj. Voltana Ademi, përfaqësuesve të pushtetit lokal, mediave, artistëve dhe publikut të shumtë, u zhvillua hapja e ekspozitës dhe ceremonia e shpalljes së fituesit të Konkursit kombëtar të arteve pamore për artistët e rinj “Çmimi Idromeno 2017”.

Në emër të Jurisë znj. Valentina Koca shpalli artisten Lori Lako si fituese e edicionit të pestë të “ Çmimit Idromeno 2017”.

Artistët pjesmarrës : Bib Frrokaj, Blerina Muça, Donika Çina, Iva Lulashi, Jetmir Idrizi, Lori Lako, Remijon Pronja, Theodhoraq Napoloni / Kurator :z. Zef Paci dhe z. Artan Draçini / Juria që përcaktoi fituesin e Çmimit Idromeno 2017 : z. Edi Hila, z. Sadik Spahija, znj. Valentina Koca.