NJOFTIM
Galeria e Arteve e Shkodrës njofton artistët e interesuar se është në proçesin e ndertimit të kalendarit të aktiviteteve dhe ekspozitave për vitin 2017. Ftohen artistët shqiptarë të interesuar për të aplikuar për ekspozita individuale dhe ekspozita kolektive kuratoriale . Kushtet e përcaktuara për aplikim për programin e vitit 2017 janë si në vijim: - Të drejtë konkurrimi kanë krijuesit nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, instalacionit, fotografisë, videos dhe performancës. - Aplikimet mund të jenë për ekspozita individuale dhe ekspozita kolektive kuratoriale. - Të drejtë kandidimi kanë të gjithë krijuesit që kanë përfunduar ciklin e plotë të studimeve në fushën përkatëse. - Konkurruesit duhet të sjellin 5-10 punime të shtypura me ngjyra, në formatin A4, me kualitet të lartë (minimum 600 x 800 dpi), të shoqëruara me të dhënat teknike përkatëse, apo video me kohëzgjatje prej maksimum 10 minuta, në format DVD. - Punimet duhet të jenë të realizuara viteve të fundit dhe të paekspozuara në GASH. - Biografia profesionale duhet t'i bashkëngjitet aplikimit. - Ese përshkruese për konceptin e punimeve apo ekspozitës deri 500 fjalë, në format Word. Vërejtje: - Në proçes të aplikimit nuk pranohen punimet fizike (piktura, skulptura, të tjera). - Aplikacioni dhe prezantimi i dorëzuar nuk kthehet. -GASH mbështet ekspozitat që do të aprovohen me vënjen në dispozicion të hapsirës ekspozuese dhe kontributin e stafit në organizim. Aplikacionet mund të dorëzohen në Galerinë e Arteve të Shkodrës në adresën: Rr. Dr. Selaudin Bekteshi , (ish-atelieja) k.II, Shkodër-Shqipëri, çdo ditë pune nga ora 08:00 - 16:00 Për informacion shtesë mund të kontaktoni në adresen : galeriaearteveshkoder@gmail.com