EDI HILA / Prani e Munguar
Një përmbledhje prej rreth 17 veprash të periudhave të ndryshme të artistit Edi Hila ekspozohen në Galerinë e Arteve të Shkodrës nga data 1 deri me 15 nëntor 2016.
“..Qetësia e plazhit, heshtja e plotë, mungesa totale e tingujve, kanë lënë vend
për shenjat që flasin e na bëjnë të mendojmë se dikur ka ekzistuar një kod
marrëdhëniesh. Ikja le mbrapa boshin e madh dhe mungesën e pa justifikuar. Sepse në rastin
tonë ikja dhe heshtja janë një formë mohimi, kundërshtie, janë qëndresë e
mbijetesë, një protestë me dimension estetik dhe politik nga më të rafinuarit…” shprehet autori.
Edi Hila ka lindur në Shkodër në vitin 1944. Ai është pjesmarrës në shumë ekspozita të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare si: Venice Biennale (1999); (2014) Venice, Biennale Internazionale di Architettura, Pavjoni shqiptar; "After the Wall" në Moderna Museet, Stockholm (1999); Ludwig Museum, Budapest (2000/2016); "Blood and Honey", "The Future's Balkan" kuruar nga Harald Szeeman në Essl Museum, Vienna (2003); Liverpool Biennale (2010); në GKA Shqipëri; në GK Kosovë, etj. si dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishëm.
Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve të GKA Tiranë, Musée d'art Moderne Centre Pompidou, FRAC Pays de la Loire, Collection Ville de Paris, koleksionit privat Rene Block etj.
Hapja e ekspozitës do të bëhet me 1 nëntor, ora 18.00