PIK-PAMJE, Ikbale Kalaja Bushati
Ditën e shtunë, dt. 08.10.2016, ora 19.00, në Galerinë e Arteve të Shkodrës përurohet ekspozita vetjake ” Pik-pamje” e artistes Ikbale Kalaja Bushati. Artistja luan me konceptin e pikës në këtë ekspozitë fotografike duke e sjellë atë herë si koncept i prekshëm, (pika e ujit, e pluhurit, etj.) e herë si koncept abstrakt duke e përdorur si njësi matëse (një pikë emocioni, një pikë ndjesie, etj). Edhe videot në këtë ekspozitë tentojnë të vazhdojnë këtë koncept pik-pamjeje, duke u munduar ta vendosin publikun në një situatë të përsëritur imazhesh, për t’i dhënë kohë reflektimit mbi to.