Prej ku zë fill jeta
Ditën e hënë, dt 4 korrik 2016, ora 20.00 në Galerinë e Arteve të Shkodrës përurohet ekspozita personale e piktorit Xhevdet Spahija
“ Prej ku zë fill jeta”
Xh.Spahija është autor i rreth 15 ekspozitave personale në Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Goteborg, Tiranë, Pogradec etj. si dhe pjesmarrës në shumë ekspozita kolektive kryesisht me shoqatën e artistëve figurativë të Gjakovës dhe të Pejës.
Kjo ekspozitë realizohet me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri me datë 20 korrik 2016.