NJOFTIM
Me synim krijimin e një atmosfere dinamike dhe bashkëpunimi konstruktiv me artistët e rinj dhe studentët që operojnë në fushën e artit, Galeria e Arteve e Shkodrës organizon, nga dt. 23-28 maj 2016 WORKSHOPIN me temë: “ Mbi videon, imazhin dhe tingullin. E vërteta apo iluzioni?”, drejtuar nga artisti EROS DIBRA.
Eros Dibra ka lindur në qytetin e Shkodrës. Në vitin 2009 ka bërë Liceun Artistik “Prenke Jakova”, për Grafik-Dizajn, në Shkodër. Studimet e larta (bachelor) i ka bërë për “Multimedia” në Universitetin e Arteve, Tiranë. Gjatë Masterit (2013) në degën e “Multimedias” është specializuar për “Videoart/Sound”. Në vitin 2015 ka qënë lektor, për “Aplikim Digjital dhe Grafik Dizajn” në Akademinë e Arteve në Shkodër. Ka fituar çmimin e parë tek “Onufri XXI”, (2015). Ka ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, Galerinë e Arteve në Shkodër, te “Zeta Galeri”, te FAB, te KALO, në Bienalen e Marrakech, në Bienalen e Rusise, në Gjermani, Romani, Angli, Hollandë etj.
Workshopi do të zhvillohet në Galerinë e Arteve të Shkodrës.
Ftohen studentët e interesuar të aplikojnë, në rrugë elektronike, deri në datën 20 maj, në adresën workshop_gsh@hotmail.com
v.o kërkesa përfshin prezantimin e aplikuesit nëpërmjet një grup fotosh (4-5 foto) të punimeve të periudhës së fundit me qëllim përzgjedhjen nga drejtuesi i workshopit të grupit pjesmarrës.
Ju mirëpresim!
GASH