ARKEOLOGJIA NE BALLKANIN PERENDIMOR
Në Galerinë e Arteve të Shkodrës, ditën e premte, dt. 8 prill, u përurua ekspozita me fotografi dhe postera nga gërmimet arkeologjike në sitet e Risanit, Shkodrës, Lezhës dhe Komanit të realizuara nga Instituti i Arkeologjisë Tiranë, Shkolla franceze e Romës, Universiteti i Varshavës dhe Instituti gjerman i Arkeologjisë Berlin. Aktiviteti, një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë Tiranë dhe DRKK Shkodër, u përshëndet nga Ministrja e kulturës znj.Mirela Kumbaro, e pranishme në ceremoninë e hapjes. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri me 15.04.2016.