EDI HILA / Prani e Munguar
Njė pėrmbledhje prej rreth 17 veprash tė periudhave tė ndryshme tė artistit Edi Hila ekspozohen nė Galerinė e Arteve tė Shkodrės nga data 1 deri me 15 nėntor 2016. “..Qetėsia e plazhit, heshtja e plotė, mungesa totale e tingujve, kanė lėnė vend pėr shenjat qė flasin e na bėjnė tė mendojmė se dikur ka ekzistuar njė kod marrėdhėniesh. Ikja le mbrapa boshin e madh dhe mungesėn e pa justifikuar. Sepse nė rastin tonė ikja dhe heshtja janė njė formė mohimi, kundėrshtie, janė qėndresė e mbijetesė, njė protestė me dimension estetik dhe politik nga mė tė rafinuarit…” shprehet autori. Edi Hila ka lindur nė Shkodėr nė vitin 1944. Ai ėshtė pjesmarrės nė shumė ekspozita tė rėndėsishme kombėtare e ndėrkombėtare si: Venice Biennale (1999); (2014) Venice, Biennale Internazionale di Architettura, Pavjoni shqiptar; "After the Wall" nė Moderna Museet, Stockholm (1999); Ludwig Museum, Budapest (2000/2016); "Blood and Honey", "The Future's Balkan" kuruar nga Harald Szeeman nė Essl Museum, Vienna (2003); Liverpool Biennale (2010); nė GKA Shqipėri; nė GK Kosovė, etj. si dhe fitues i disa ēmimeve tė rėndėsishėm. Veprat e tij janė pjesė e koleksioneve tė GKA Tiranė, Musée d'art Moderne Centre Pompidou, FRAC Pays de la Loire, Collection Ville de Paris, koleksionit privat Rene Block etj. Hapja e ekspozitės do tė bėhet me 1 nėntor, ora 18.00